Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku mes dy automjeteve në rrugën Komoran – Caralevë.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ku e njëjta ka bërë të ditur tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore, por që dy prej tyre nuk i kanë mbijetuar plagëve.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, tha Ahmeti.
Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje dhe mee rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.