Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh tronditur fshatin Gradicë të Drenasit, ku një person është vrarë, kurse një tjetër është plagosur.
Ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:30. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës për Reporteri.net.
Policia thotë se menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar”.
“Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj).
Njëri nga personat e plagosur nuk ka përballuar plagët dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Drenas, ndërsa i plagosuri i dytë, është dërguar për trajtim mjekësor”, thonë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.
Policia thotë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.