Gjatë ditës së sotme u raportua se Serbia ka pranuar të pezullojë fushatën për çnjohje.
Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe raporton se ky hap është ndërmarrë në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve që do të çonin edhe në rifillimin e dialogut.
Mirëpo, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, e mohoi këtë informacion, duke thënë se bëhet fjalë për një “gënjeshtër të madhe”, transmeton Reporteri.
“Serbia nuk e ka ndalur fushatën për tërheqjen e njohjeve dhe as nuk do të ndalet nëse të gjithë të tjerët nuk ndalojnë fushatën për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë”, theksoi Daçiq për Tanjugun serb.
Gjatë ditës po ashtu u raportua se i Dërguari i Posaçëm i BE-së për Dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajcak gjatë këtij muaji pritet të zhvillojë një vizitë në Prishtin e Beograd. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.