Latifi e quan “dritë shprese” imamin që e pranon teorinë e evolucionit

Filozofi Blerim Latifi i ka duartrokitur qëndrimeve të imamit Drilon Gashi, që u shkarkua nga BIK-u pasi e pranonte teorinë e evolucionit.


Sipas këshilltarit të Kadri Veselit, teologu Gashi është një “dritë shprese në fund të tunelit”, ku sipas tij, e kanë futur besimin fetar paratë dhe propaganda, shkruan Reporteri.net.

“Kur ia kam lexu disa tekste Drilon Gashit, jam bindë se edhe në Kosovë kemi teologë të tillë. Natyrisht, pa e harruar Xhabir Hamitin e ndonjë tjetër. Drilon Gashi është një dritë shprese në fund të tunelit të errët ku e kanë futur besimin fetar paratë dhe propaganda salafiste”, ka thënë Latifi.

Sidoqoftë, ka qenë vetë ish-imami Gashi që ka folur publikisht lidhur me qëndrimet e tij rreth gjetjeve të shkencës, si dhe ngjarjeve në BIK.

Ndryshe, për Drilon Gashin, ka qenë e pakontestueshme teoria e evolucionit që e njeh njeriun si qënie që ka evoluuar nga qenie të tjera, duke shtuar se “Kurani nuk e tregon saktë se si është krijuar njeriu”./Reporteri.net