Profesori universitar, Blerim Latifi ka thënë se ideja e krijimit të Gjykatës Speciale është që të barazojë krimet e luftës së Serbisë me ato të shteteve tjera.
Ai thotë se të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë kanë dorëzuar kriminelë të luftës, por ai shton se fajtori kryesor për të gjitha luftërat është vetëm Serbia.
Tutje, Latifi thotë se Specialja mund të ngritë akuza të mëdha ndaj Speciales që të barazojë krimet e luftës së Kosovës me ato të Serbisë dhe në këtë mënyrë t’i largohet epiteti i fajtorit Serbisë.
“Specialja mund të ngritë akuzë të madhe kundër UÇK-së.”
“Qarqe që nuk ja kanë dashur të mirën Kosovës. Kjo për shkak se duan të barazojnë të gjitha ato që janë bërë. Doktrinat të barazohen. Të barazohen krimet dhe në fund të thuhet se të gjithë në Ballkan kanë kryer krime. Kjo bëhet për tu relativizuar krimet e Serbisë. Shpërbërja e përgjakshme e Jugosllavisë ishte një përpjekje e instrumentalizuar e Serbisë që mbi rrënojat e federatës të ngritë themelet e “Serbisë së Madhe””, tha Latifi në T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.