×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi: Kritika e Vuçiqit do pinte ujë nëse ai do hiqte dorë nga çështjet e shekullit të 14

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 20:24

    Njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, e ka komentuar kritikën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha pas takimit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është kthyer në çështje të shekullit 19.


    Latifi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se kjo kritikë do të qëndronte nëse Vuçiq nuk do merrej me çështje të shekullit të 14-të.

    “Kritika e Vuçiqit se Kurti është kthyer në çështje të shekullit të 19 do të pinte ujë nëse ai do të hiqte dorë publikisht dhe zyrtarisht nga çështjet e tyre të shekullit të 14, siç është Beteja e Kosovës dhe kërkesat që Kisha Ortodokse Serbe të ketë në Kosovë privilegje të shekullit të 14”, u tha në postimin e tij.

    Kritika e Vuçiqit se Kurti është kthyer në çështje të shekullit të 19 do të pinte ujë nëse ai do të hiqte dorë publikisht dhe zyrtarisht nga çështjet e tyre të shekullit të 14, siç është Beteja e Kosovës dhe kërkesat që Kisha Ortodokse Serbe të ketë në Kosovë privilegje të shekullit të 14.

    Vuçiq e cilësoi takimin “të keq”, ndërsa tregoi se Serbia u pajtua me disa propozime nga ndërmjetësit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

    “Njerëzit në BE nuk besojnë në ato që po dëgjojnë. Burri [Kurti] është kthyer në shekullin e 19-të. Siç mund ta shihni, unë jam i shqetësuar, nuk e di se çfarë do të bëjmë”, u shpreh Vuçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!