×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi: Naim Malokun e takova në Koshare, rrezatonte profesionalizëm, besonte në fitore

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 9:31

    Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku, është në gjendje të rëndë shëndetësore.


    Kjo u bë e ditur gjatë ditës së djeshme, nga djali i Malokut i cili në llogarinë e tij në Facebook postoi një fotografi ku i uronte shërim të shpejtë babait të tij, shkruan Reporteri.net.

    I prekur nga ky lajm është shprehur edhe këshilltari i kryeparlamentarit Veseli, Blerim Latifi. Latifi ka përshkruar përvojën e tij me Malokun gjatë Luftës së Koshares. Ai ka thënë se Maloku gjithmonë rrezatonte profesionalizmin ushtarak, një kulturë të lartë komunikimi dhe siguri bindëse në fitore, tri cilësi këto të mjaftueshme për ta merituar emrin komandant.

    “Një burrë i fortë i UÇK-së, për shkak të sëmundjes, është duke kaluar ditë të vështira. Ky është Naim Maloku. E pata takuar njëherë në Luftën e Kosharës. Edhe në gjeste e rrezatonte profesionalizmin ushtarak, një kulturë të lartë komunikimi dhe siguri bindëse në fitore, tri cilësi këto të mjaftueshme për ta meritu emrin komandant. Djem, – na tha, – shpejt do jemi poshtë në rrafsh!”, ka shkruar Latifi në llogarinë e tij në Facebook. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!