Blerim Latifi, ish-këshilltar i kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, ka thënë se pas përfundimit të pandemisë, bota do të marrë vesh katastrofën ekonomike.
Sipas tij ajo katastrofë do të shërbej si katalizator i shpërthimit të pasioneve agresive politike, sidomos në shtetet me stabilitet të paqëndrueshëm, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Kina është shtet me traditë totalitare dhe vendet totalitare janë të prirura të marrin masa ekstreme sa hapë e mbyll sytë. Kështu ndodhi edhe me coronavirusin: me të shpërthyer epidemia, i gjithë populli në izolim. Pjesa tjetër e botës thjesht ndoqi modelin totalitar të Kinës, pa llogaritur fare koston ekonomike të këtij modeli. E dëgjova një intervistë të ministrit izraelit të mbrojtjes që kritikonte pikërisht këtë model, duke thënë izolimi duhej bërë vetëm për të moshuarit, të cilët janë “targeti” absolut i coronavirusit. Vetëm pasi të kalon pandemia, bota do të marrë vesh katastrofën ekonomike të shkaktuar nga imitimi i reagimit totalitar kinez ndaj coronavirusit. Dhe ajo katastrofë do të shërbej si katalizator i shpërthimit të pasioneve agresive politike, sidomos në shtetet me stabilitet të paqëndrueshëm.
https://www.facebook.com/blerim.latifi.7393/posts/229412338203746