×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi për ndaljen e konferencës për shkak të ezanit: Politikanët fenë e kanë të përdorshme

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 20:56

    Gjatë konferencës së sotme, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ndalohen së foluri për pak çaste teksa thirrët ezani.


    Vitia dhe Kurti kanë kërkuar fajle nga publiku dhe gazetarët deri sa thirret ezani, të ndalen e pastaj të vazhdojnë tutje me fjalimin, shkruan Reporteri.net

    Për këtë veprim ka reaguar profesori i filozofisë njeheresh edhe kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, Blerim Latifi. Ai thotë se politikanët fenë e shohin si diçka që mund ta përdorin.

    “Çdo herë që politikanët ndalojnë aktivitetet e tyre gjoja për respektuar thirrjen e ezanit, siç bëri Kurti sonte, më kujtohet thënia e filozofit romak Seneka: Religjionin njerëzit e thjeshtë e konsiderojnë të vërtetë, të diturit e konsiderojnë iluzion, ndërsa politikanët të përdorshëm.”, ka thënë ndër të tjera Latifi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!