×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi: S’ekziston kombi kosovar, është vetëm një mit e koncept i zbrazët

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 21:45

    Profesori i filozofisë, Blerim Latifi ka thënë se kombi kosovar është vetëm një mit.


    Këtyre ditëve është ngjallur një debat se a duhet ta quajmë ekipin e Kosovës në futboll, Përfaqësuese apo Kombëtare, e për këtë Latifi në T7 ka thënë se kombi kosovar është një mit dhe koncept i zbrazët.

    “Kombi Kosovar është një mit një koncept i zbrazët, por kuptimi i saj është brenda konceptit teknik dhe nuk përfaqëson diçka ma substaciale dhe përmbajtësore”, ka thënë ai.

    Tutje Latifi ka thënë se “Kosova duhet ta ruaj traditën që e ka kriju dhe të mos shkrihemi në një shtet homogjen”.

    Sipas profesorit universitar “konfederata do të ishtë zgjidhja ideale në të cilën e (Kosova) ruan pavarësinë e vet”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!