×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-AAK-Nisma mbledh nënshkrimet për seancën ku do të votohet Qeveria e re

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 14:21

    Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku me aleatët, AAK dhe NISMA, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të thirru një seancë të jashtëzakonshme.


    Sic mëson Reporteri.net, këto tri parti kanë bërë gati nënshkrimet dhe sot pritet që ato të dorëzohen në Kuvendin e Kosovës.

    Gazeta ka provuar të flas me zyrën e kryetares së Kuvendit për të pyetur nëse këto nënshkrime janë dorëzuar, mirëpo nuk ka pasur përgjigje.

    Sidoqoftë, pas dorëzimit të këtyre nënshkrimeve, kryetarja e Kuvendit ka për detyrë që brenda 48 orëve të thërras mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku më pas do të vendoset për mbajtjen e seancës.

    Ndërkohë, VV po vazhdon të bëjë thirrje që kjo nismë është joligjore dhe se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.

    Partitë që kanë në plan një qeveri të re, thonë se i kanë numrat e nevojshëm për të krijuar shumicë në Kuvend./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!