×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK “all in”, Anton Quni i futet garës për Prizrenin

    Reporteri
    23 Korrik 2021 | 18:55

    Anton Quni, njëra ndër figurat qendrore të LDK-së, është kandidati i kësaj partie për garën për kryetar të Prizrenit. Deputeti i kësaj partie, sot është zyrtarizuar si kandidat për ta marrë drejtimin e qytetit të dytë më të madh në Kosovë.


    Me nënkryetarin e saj, LDK synon ta rikthejë pas një kohe shumë të gjatë Prizrenin, që tash udhëhiqet nga Mytaher Haskuka i LVV-së.

    Para se ty hy garës për Prizrenin, Quni ishte ministër i Mbrojtjes gjatë Qeverisë Kurti I e Hoti, ndërsa që disa mandate e përfaqëson LDK-në në Kuvend.

    Quni është ish-komandant i UÇK-së dhe me profesion ushtarak.

    Së fundmi, Quni kishte probleme shëndetësore, të cilat pas një operacioni i ka tejkaluar.

    Kujtojmë se që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, LDK nuk e ka fituar Prizrenin në garë elektorale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!