×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK bën hapjen e fushatës të shtunën tek Pallati i Rinisë, Abdixhiku fton qytetarët për pjesëmarrje

    Reporteri
    08 Janar 2025 | 11:47

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kjo parti do ta bëjë hapjen zyrtare të fushatës këtë të shtunë, në Pallatin e Rinisë.

    Hapja e fushatës do të bëhet nga ora 17:00, teksa ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje. Aty do të prezantohet edhe lista e kandidatëve për deputetë.

    “Ejani! Këtë të shtunë, në hapjen e madhe të fushatës sonë zgjedhore! Pallati i Rinisë, nga 17:00 të gjithë në Prishtinë! ✌️”, ka shkruar Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!