Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po merren vesh për koalicion tash e 100 ditë.
Këto dy parti ka disa ditë që po shkëmbejnë letra me një tjetrën duke refuzuar një pas një propozimet e njëra-tjetrës.
Lëvizja Vetëvendosje një një letër që sot i ka dërguar Mustafës ia ka bërë të qartë se VV nuk e shkarkon Glauk Konjufcën nga posti i kryetarit të Kuvendit. Për me tepër sjelljet e LDK-së i konsideron si jodemokratike dhe sikur ngjasojnë me diktatura e monarki, shkruan Reporteri.net.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë cilësuar këtë letër si të papërshtatshme e cila nuk meriton përgjigje.
Anëtari i kryesisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se letra e VV-së, madje as nuk mund të quhet si e tillë, andaj edhe nuk do të ketë përgjigje nga ana e LDK-së.
“Kjo letër nuk meriton përgjigje. Është totalisht e papërshtatshme. Është pamflet. Nuk mund të quhet letër. Të drejtohet me një letër të tillë dhe të fton të kthehesh në tryezën e bisedimeve. Si mund të bëhet kjo. Ajo që duhet të ruajmë me njëri tjetrin është respekti edhe kur nuk pajtohemi”, është shprehur Hoti.
Kujtojmë se edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës kishte deklaruar se nuk e merr si përgjigje zyrtare letrën e VV-së.