×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK ende pa kandidat për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri s’ka synim për t’i hyrë garës edhe për një mandat

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 21:32

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar 8 kandidatë për kryetar komune. Në mesin e kandidatëve të konfirmuar janë ai për Prishtinë, Pejë, Podujevë, Suharekë, Lipjan, Vushtrri, Viti e Vushtrri. Por, në mesin e kandidatëve të konfirmuar mungon ai nga Gjilani, komunë e cila udhëhiqet nga Lutfi Haziri për dy mandate.


    Gazeta Online “Reporteri.net” kupton nga burimet e saja se në mbledhjen e sotme për t’u rikandiduar i është ofruar mundësia edhe kryetarit të tanishëm të Gjilanit, Lutfi Haziri.

    Por, Haziri disa herë është shprehur se është i gatshëm që ta shqyrtojë moskandidimin nën arsyetimin që t’u hap rrugë gjeneratave të reja.

    Në fakt, ditë më parë vet kryetari i Gjilanit kishte lënë të hapur mundësinë që të mos rikandidojë.

    “Nëse pyetem sot, më shumë ka gjasa që të mos kandidoj për Gjilanin, sesa të ndodhë e kundërta. Ne po punojmë maksimalisht që të krijojmë një gjeneratë të re të politikanëve lokalë për dhjetëvjeçarin e ardhshëm”, tha ndër të tjera Haziri.

    Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!