Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Vlora Dumoshi ka kërkuar kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të bëjë dekorimin e qytetit para festës së 28 Nëntorit.
Ajo, ka thënë se Prishtina është e bukur në çdo formë, por, në kompetencat e asnjë kryetari, nuk është alternativë që të bëhet qytet i errët dhe i zymtë, por vend që ndërron pamje përrallore nga ndërtimi dhe bukuria e saj, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj:
I nderuari, Kryetar Shpend Ahmeti
Udhëzues i drejtë kishte me qenë, që kryeqyteti të marrë pamje të mahnitshme me dritat shumëngjyrëshe, nga festa e 28 Nëntorit e deri tek mbarimi i festave të fundvitit.
Prishtina është e bukur në çdo formë, por, në kompetencat e asnjë kryetari, nuk është alternativë që të bëhet qytet i errët dhe i zymtë por vend që ndërron pamje përrallore nga ndërtimi dhe bukuria e saj.
Qytetarët festojnë me dashuri, prandaj tregohu një ngjyrë kuq dhe zi sepse Prishtinës i duhet për t’a festuar festën e Nëntorit të saj.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10156983106904075&set=a.10150840513389075&type=3