Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën mbi vendimin e PZAP-së për Dragashin.
Zëdhënësja e këtij subjekti politik, Sibel Halimi e ka konsideruar skandaloz vendimin e PZAP-së për anulimin e votave të diasporës në Dragash.
“Rezultatet e publikuar a nga ky institucion nuk figurojnë edhe votat e numëruara të Dragashit. Andaj sot LDK-ja, ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën për vendimin skandaloz të PZAP-së dhe tre gjyqtarëve të saj që kanë provuar që të ndryshojnë vullnetin qytetarë të Dragashit”, ka thënë Halimi.
Halimi tha se kanë ofruar mbi 200 dëshmi në Suopreme kundër këtij vendimi të PZAP-zë.
“LDK-ja ka dorëzuar sot në Supreme mbi 200 dëshmi të votuesve të Dragashit në mërgatë, të votave të tyre në raundin e dytë”, tha më tutje ajo
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.