×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja garon në Istog me djalin e ish-kryetarit të ndjerë

    Reporteri
    23 Korrik 2021 | 19:36

    Ilir Ferati është zyrtarizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës si kandidat për kryetar të komunës së Istogut, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.


    Ferati është zgjedhur kandidat me vendim të kryesisë së LDK-së. Ai është djali i ish kryetarit të Istogut, Fadil Feratit, i cili kishte vdekur në vitin 2010.

    Komuna e Istogut njihet si ‘bastion’ i LDK-së, ndërsa në zgjedhjet lokale të 2017-ës kishte fituar Haki Rugova, të tretin mandat me radhë.

    Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka zyrtarizuar kandidatët për kryetar në 10 komuna të Kosovës, për zgjedhjet lokale të vjeshtës së këtij viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!