×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja zyrtarizon 10 kandidatura për kryetarë komunash, befason me emra

    Reporteri
    23 Korrik 2021 | 18:07

    Lidhja Demokratike e Kosovës në mbledhjen e kryesisë të mbajtur sot, ka zyrtarizuar 10 kandidatura për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.


    Përveç këtyre kandidaturave kryesia e LDK-së ka marrë vendim edhe për formimin e shtabeve zgjedhore të degëve.

    “Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e LDK-së vendosi që:  Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit; Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit; Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut; Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit; Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit; Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës; Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës; Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit; Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës; Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut. Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së ka marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe të Nëndegëve me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtij procesi”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!