Seanca parlamentare për votimin e Qeverisë së re në krye me Hotin pritet të mbahet të shtunën (02 maj, 2020) në ora 13:00.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i cili ka thënë se sot kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, për të shtunën, në ora 13:00.
Gashi tha se kërkesa është dorëzuar me 61 nënshkrime gjithsej, shkruan Reporteri.
Ai po ashtu konfirmoi se LDK i ka votat e nevojshme për qeverinë e re.
“Kam dorëzuar në emër të LDK-së kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për ditën e shtunë, në ora 13:00. Me 61 nënshkrime është bërë kërkesa për seancë”, tha ai.
Në anën tjetër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pak më parë konfirmoi se ka dekretuar Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër të ri të Kosovës. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.