×
  • Lajme
  • Lajme / Qeveria e re

    LDK konfirmon pjesëmarrjen në takim me Konjufcën

    Reporteri
    04 Prill 2025 | 16:39

    Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Ekrem Hyseni, ka thënë se LDK-ja do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Glauk Konjufcës për takim me partitë politike për konsulta përgatitore për seancën konstituive të 15 prillit.

    “Absolutisht po, kjo ftesë e kryeparlamentarit nuk është ftesë e subjektit të LVV-së por është ftesë institucionale të cilën e rregullon rregullorja e funskionimit të Kuvendit ku thotë se kryeparlamentare fton partitë në takim konsultativ për të caktuar rendin e ditës dhe njëkohësisht rendin e ditës dhe ulëset e deputetëve dhe çështjet e tjera që funksionojnë në mbarëvajtjen e e seancës së parë. LDK-ja do të marrë pjesë në takim me kryeparlamentarin Konjufca sepse konstituimi i legjislacionit të ardhshëm bëhet përmes rregullores dhe ligjeve në fuqi”, tha Hyseni për rtv21.

    Deputeti Hyseni tha po ashtu se do të jenë pjesë e seancës së 15 prillit, por nuk do ta përkrahin kandidatin e LVV-së për kryeparlamentar.“Ne do të jemi pjesë e seancës së 15 prillit, por normalisht asnjë kandidat të LVV-së nuk do ta përkrahim, por as të ndonjë partie tjetër pa një marrëveshje paraprake politike”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!