Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdon të mbajnë takime për zgjedhjet e brendshme.
Derisa dje LDK dështoi të mbante Kuvendin Zgjedhor të një nëndegë në Prishtinë, për pak i ka ndodhur e njëjta gjë edhe në Malishevë, shkruan Reporteri.net.
Por arsyet janë krejtësisht të ndryshme. Në Prishtinë u raportua se kishte përplasje mes Bardhyl Sejdiut e ish-zv.ministrit Bajram Gecaj, çka e mohoi ky i fundit, ndërsa në Malishevë është ndalur energjia elektrike.
Është deputeti arban Abrashi që ka njoftuar se Kuvendi në një nga degët në Malishevë është mbajtur në terr.
“Me rrymë e pa rrymë, Kuvendi zgjedhor në Lubizhdë të Malishevës përfundoi me sukses. Urime”, ka shkruar Abrashi në Facebook.
Ndryshe, LDK ka shpallur zgjedhjet e brendshme në mars, dhe deri në maj pritet që ato të përfundojnë, por nuk ka një datë se kur mund të mbahet Konventa Zgjedhore ku do zgjedhet kreu i partisë dhe organet tjera drejtuese. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.