×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK mbështet fuqishëm padinë për gjenocid

    Reporteri
    15 Maj 2021 | 20:35

    Lidhja Demokratike e Kosovës padinë për gjenocid ndaj Serbisë e mbështet fuqishëm.


    LDK vlerëson se në këtë çështje duhet angazhim nga të gjithë, për të siguruar sa më shumë fakte të krimeve serbe në Kosovë.

    Por kjo parti opozitare e kritikon qeverinë që nuk ka paraparë asnjë mbështetje për shqiptarët që jetojnë në komunat veriore me shumicë serbe. Këto kritika i adresoi të shtunën, anëtari i Departamentit për Rend, Ligj dhe Siguri, Shkëmb Manaj.

    “Asnjë masë konkrete për integrimin e plotë të veriut të Kosovës. Partia sa ishte në opozitë pretendonte se do ta shtrinte autoritetin e plotë atje. Nuk ka ndarë buxhet për mbështetjen për institucionet e sigurisë për këtë vend. Nuk janë paraparë kthim për qytetarët tanë atje, në vend të kësaj ata kanë paguar 11 milionë euro për shlyerje borxhi për qytetarët serb”, deklaroi ai.

    Në fakt, Manaj ka rezerva për tërë sferën e sigurisë dhe drejtësisë në programin 4 vjeçar të qeverisë Kurti. Madje as për vettingun e shumëpërfolur e anëtarësimin në organizata ndërkombëtare si Interpoli.

    Ai konsideron se është lënë anash edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

    “S’ka strategji kombëtare për siguri e mbrojtje, kundër korrupsionit, krimit, sulmit kibernetikë. Nuk trajtohet si duhet FSK dhe nuk garanton ndërtim të kapaciteteve njerëzore e ushtarake”, shtoi Manaj.

    Sipas tij, ekzekutivi i ri nuk mëton as ta mbrojë lirinë e mediave, përkundër faktit se Kosova ka hyrë në grupin e vendeve problematike në këtë fushë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!