×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK mbështet kërkesën e Qeverisë për angazhimin e FSK-së në mision paqeruajtës

    Reporteri
    05 Janar 2021 | 12:02

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka bërë të ditur se partia e tij mbështet kërkesën e Qeverisë që sot të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Parlament, për lejimin e angazhimit të Ushtrisë së Kosovës në Misione Paqeruajtëse.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gashi ka thënë se secili ushtar i Kosovës do ta nderojë atdheun dhe flamurin tonë dhe Kosovës do t’i kthehet faqebardhë, shkruan Reporteri.net.

    Forca e Sigurisë së Kosovës në pranverë të këtij viti pritet t’i bashkohet ushtarëve amerikanë në misione paqeruajtëse.

    Marrëveshjet janë arritur dhe kanë mbetur vetëm procedurat administrative deri kur FSK për herë të parë do të marrë pjesë në një mision paqeruajtës.

    Këtë e ka konfirmuar komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, i cili po ashtu ka bërë të ditur se ushtria ka nevojë për më shumë buxhet për të përfunduar procesin e transformimit.

    Ky është postimi i plotë i Gashit:

    E nisim vitin me një lajm fantastik!

    Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e mbështetë kërkesën e Qeverisë që Parlamenti të mbajë, sot, seancë të jashtëzakonshme, për lejimin e angazhimit të Ushtrisë së Kosovës në Misione Paqeruajtëse në kuadër të ushtrive më të fuqishme të botës.

    Jemi të bindur se secili ushtar i Kosovës do ta nderojë atdheun dhe flamurin tonë, dhe Kosovës do t’i kthehet faqebardhë!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!