×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme për referendumin

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 14:20

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të marrë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për referendumin e Serbisë, shkruan Reporteri.net.

    Deputetët e LDK-së janë janë parë në seancën e Kuvendit që pritet të fillojë pas pak.

    Aty nuk janë parë deputetët e partisë më të  madhe opozitare në vend, Partia Demokratike e Kosovës të cilët kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.

    I pari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se referendumi i Serbisë në Kosovë do të ishte antikushtetues dhe si i tillë është i papranueshëm dhe nuk duhet lejuar, por Kushtetutën e ruajnë instrumentet e pushtetit ekzekutiv e jo Rezolutat e Kuvendit, që nuk janë obligative as për Qeverinë.

    BE-ja dhe shtetet e QUINT-it po kërkojnë nga kryeministri Kurti që të lejojë votimin e serbëve të Kosovës për referendumin që do të mbahet në Serbi të dielën bazuar në praktikat e më hershme të votimit, ku OSBE-ja ka mbledhur votat.

    Këtë gjë po e kundërshton shefi i qeverisë së Kosovës me arsyetimin se “mbajtja e një referendumi në një shtet sovran i një shtetit tjetër s’është praktikë që pranohet nga asnjë shtet demokratik”. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!