×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK në Prizren akuzon Mytaher Haskukën se i kanë mbetur 20 milionë euro suficit

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 14:17

    Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren ka reaguar përmes një deklarate ndaj kryetarit të kësaj komune, Mytaher Haskuka.


    Në këtë reagim thuhet se Haskuka për shkak të paaftësisë dhe mungesës së kreativitetit e papërgjegjësisë për tri vite rresht u kanë mbetur suficit në total, rreth 20 milionë euro.

    “Ndërkohë që tash në fund të mandatit, e ka marrë mindilin e po vajton që komuna nuk paska arritur të arkëtoi nga qiratë e objekteve komunale që shfrytëzohen nga subjektet politike, një shumë mjetesh të papërfillshme në krahasim me shumën e suficitit që çdo vit kalendarik i mbetej si tepricë sepse gjatë tërë vitit nuk kanë punuar gjë, në mungesë të ideve kreative për të realizuar projekte të nevojshme që do të përmirësonin jetën e qytetarëve të komunës”, thuhet në reagim.

    
    

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!