LDK nuk merr pjesë në seancën për Presidentin pa u tërhequr projektligji, thotë Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovë ka thënë se kjo parti nuk merr pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit pa u tërhequr propozimi për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve.



“Ne nuk marrim në seancën për zgjedhjen e presidentit pa u tërhequr Ligji. Ne kemi ofruar gatishmërinë tonë për të gjetur zgjidhje është në përgjegjësinë e tyre të gjejnë zgjidhje. Duhet të tërhiqet ligji nga procedura”, tha Gashi.

Ai ka thënë nëpërmjet arrogancës së numrave u tentua të imponohet mbi Kuvendin shantazhi dhe kërcënimi.

Sipas tij, Vetëvendosja tentoi sonte që të kërcënojë secilin deputet dhe qytetar të Kosovës, duke ua imponuar mendësinë e tij totalitare.

“Në rastin tonë kryeministri i mendësisë totalitare tentoi të imponojë vullnetin e tij mbi Kuvendin e Kosovës. Ne kërkojmë që ky ligj të tërhiqet, nëse nuk tërhiqet atëherë Kurti e dërgon vendin në zgjedhje, i ka 70 deputetë dhe nuk guxon të qeverisë”, ka thënë Gashi.