Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, Qeveria Kurti erdhi me premtimin për rritje të prodhimit vendor, por sipas tyre ata veçse rritën deficitin tregtar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas LDK-së, 5 miliard euro është vlera e deficitit tregtar, më e madhja që nga koha e pasluftës.
Kjo parti thotë se ka rritje rekord të importeve, përfshirë, grurin, miellin, qumështin dhe energjinë elektrike.
“Ky pushtet është i paaftë! Kosovës po i kushton shtrenjtë”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Postimi i plotë:
Kjo qeveri që erdhi me premtimin për rritje të prodhimit vendor dhe zvogëlim të varësisë nga importi, rriti vetëm deficitin tregtar.
?5 miliard euro është vlera e deficitit tregtar, rekord për periudhen e pasluftës
?Rritje rekorde e importeve, përfshirë rritje të importit të grurit, miellit, qumështit dhe energjisë elektrike
❗️Asnjë reformë fiskale, që do të nxiste rritjen e prodhimit vendor
❗️Asnjë investim i huaj në prodhim
Ky pushtet është i paaftë! Kosovës po i kushton shtrenjtë!