×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK tregon se çfarë bisedoi me ambasadorin Kosnett

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 16:33

    Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka qëndruar sot në zyret e LDK-së, ku ka takuar dy nënkryetarët Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.


    LDK përmes një kumtese njofton se me diplomatin amerikan kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe bisedimet ndërmjet LDK-së dhe VV-së për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e tetorit 2019, shkruan Reporteri.net.

    “Sot, nënkryetarët Vjosa R. Osmani dhe z. Lutfi Haziri janë takuar me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.
    Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe bisedimet ndërmjet LDK-së dhe VV-së për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e tetorit 2019. Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht shprehë mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për mbështetjen që i kanë dhënë SHBA-të Kosovës në të gjitha proceset shtetndërtuese”, thuhet në kumtesë.

    Më tej thuhet se nënkryetarja Osmani gjatë takimit ka diskutuar për prioritetet e LDK-së në institucionet e ardhshme, në veçanti për zhvillimin ekonomik, procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe sundimin e ligjit dhe ka potencuar rëndësinë e bashkërendimit të qëndrimeve me partnerët tanë, SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

    “Kosnett inkurajoj LDK-në të vazhdoj qasjen konstruktive në proceset e Kosovës”, njofton LDK. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!