Nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri, ka shkuar në Bashkësinë Islame të Kosovës për të uruar myftiun Naim Tërnava dhe besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit.
Ai bashkë me urimin ka falënderuar myftiun dhe BIK-un për derën e mbajtur hapur për aktivitetet e LDK-së gjatë viteve të 90-ta, njofton Klan Kosova.
“Jam shumë i nderuar që në emër të kryesisë së LDK-së dhe në emër të kryetari Msutafa, i cili s’ka mundur të vijë për arsyet që ju i dini, të jem në këtë shtëpi të shenjtë për ta uruar Fitër Bajramin pas muajit të shenjtë të agjërimit”.
“Ne falenderojmë BIK-un dhe Medresenë për të gjithë atë që ka bërë në përgjithësi dhe në veçanti gjatë viteve të rënda. Kjo ka mbet në kujtesën e njerëzve kur në vitet e 90-ta, BIK-u ka qenë derë e hapur për të gjitha aktivitetet tona në atë kohë. Qytetarët e Kosovës, Prishtinës dhe ne si subjekt politik këtë e vlerësojmë shumë dhe ua dimë për nder. Sigurisht që këtë e kanë bërë për qytetarët e Kosovës në një kohë që nuk ka qenë e lehtë”.
“Përmes kësaj ngjarje që është e veçantë për BIK dhe besimtarin mysliman, t’iu uroj të gjithëve Fitër Bajramin me shpresë që do të mbizotërojë harmonia te qytetarët tonë”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.