Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me coronavirus do të mblidhet sot për të diskutuar rreth gjendjes me COVID-19 në vend.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Ministria e Shëndetësisë.
“Sot mbahet takimi i rregullt i Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me Corona Virus / Covid 19, në të cilin do të diskutohet për situatën epidemiologjike rreth Covid-19”, thuhet në njoftim.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të hënën tha se në këtë takim, do të jepen propozimet për masat anti-covid si dhe do të jepen propozime të reja në bazë të vlerësimit të situatës së deritanishme
“Nesër në orën16:30 e kam thirrur Komitetin për vlerësim të situatës me coronavirus. Do të japim propozimet për masat, vlerësimin dhe propozimet e reja”, ka deklaruar Zemaj.
Në Komitetin për vlerësimin e situatës me coronavirus përfaqësohen disa institucione qeveritare të ndërlidhura me aktivitetet e Planit të gatishmërisë dhe reagimit ndaj coronavirusit Covid -19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.