×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj i AAK-së: Vendimi i mbrëmshëm për reciprocitet është mashtrim dhe kundër partneritetit me SHBA-të

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 14:15

    Vendimi i mbrëmshëm i Qeverisë në detyrë për shtimin e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, është komentuar edhe AAK-ja e Ramush Haradinajt, i cili si kryeministër kishte venë taksen 100% ndaj mallrave serbe, që Kurti e hoqi më 31 mars të këtij viti.


    Nënkryetari i AAK-së dhe njëherësh deputet i kësaj paritë, Pal Lekaj, në një bisedë për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ thotë se masat e reja ndaj Serbisë nuk janë asgjë më shumë se sa masa gjysmake të copëtuara nga vendimi ish-Kryeministrit Haradinaj, që kishte vënë taksë 100% ndaj mallrave serbe.

    Lekaj, duke i quajtur ‘melodramë’ veprimet e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ndaj shtetit serb, i kujton atij se si ka pranuar nga Serbia testet për COVID-19 dhe hyrjen e mjekëve serbë në territorin e Kosovës.

    “Melodrama e Kurtit me masat gjysmake për ta copëtuara nga vendimi i Haradinajt për taksan100% e ka shndërruar Kosovën në shtet që s’mundet e s’di si të zbatojë vendimet sovrane. Turpërimi që po ja ka bën ai Kosovës me pranimin e testeve për COVID-19 dhe “ndihma” nga qindra mjek serbe që hyrën në Kosovë pa plotësuar asnjë kriter do t’i mbetet Kurtit njollë e zezë e përhershme në aspektin politik dhe kombëtarë”, tha Lekaj për Reporteri.net.

    Kjo sipas deputetit të AAK-së, mund të dëmtojë edhe më tutje marrëdhëniet e vendit me SHBA-të.

    “Heqja e taksës pa kushte dhe tani kinse vendosja e reciprocitetit s’është gjë tjetër veç mashtrimi i tij i fundit dhe avancimi i ti për të dëmtuar aleancën tonë me Amerikën dhe interesat tona të përbashkëta. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!