×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj për dialogun: Nëse nuk flitet për njohje, dalim nga Qeveria

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 23:30

    Anëtari i AAK’së, Pal Lekaj, ka folur për marrëdhëniet ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës.


    Leka thotë se ia kanë bërë të qartë kryeministrit Avdullah Hoti se do të dalin nga qeveria nëse tentohet të bëhen kompromise në dialogun me Serbinë.

    “Aleanca nuk bën kompromis. Nëse qeveria nuk flet për njohje në dialog, dalim nga Qeveria”, thotë ai në emisionin dPT te Fidani në T7 .

    “E di edhe Hoti edhe ai e ka këtë në platformën e tij. Pa njohje reciproke nga ana e Serbisë nuk mund të ketë marrëveshje finale. Nëse ka kompromise atëherë ne do të kemi qëndrimin tonë.”, përfundoi Lekaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!