×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj viziton “kullën” e Aeroportit, jep një premtim

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 14:05

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka vizituar Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, të cilës agjenci u ka premtuar se do të trajtohet me ligj.


    Për këtë, Lekaj ka takuar edhe drejtorin e ASHNA, Bahri Nuredinin, nga i cili thotë se u njoftua për rritje të përformancës për 12%, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkohë, Lekaj ka potencuar se këto sukese dhe procesin e marrjes në kontroll nga autoritetet kosovare, do ta dëmtonte ndonjë shenjë proteste nga kontrollorët ajrorë, nga të cilët ka kërkuar maturi.

    Ky është publikimi i plotë i ministrit Lekaj:

    Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ka rëndësinë e saj të veçantë dhe si e tillë do të trajtohet edhe me ligj. Këtë premtim e përsërita edhe njëherë gjatë vizitës që i bëra ASHNA-s. Po punojmë sipas kompetencave, bashkë me dikasteret tjera, që kontrollorët ajrorë të kenë trajtimin meritor.

    Nga drejtori i këtij institucioni, Bahri Nuredini, u informova për ngritjen e performancës në dhënie të shërbimeve për mbi 12%, nga periudha e njëjtë e vitit paraprak.

    Këtë sukses dhe mbarë procesin e marrjes në kontroll nga autoritet tona, të hapësirës së ulët ajrore, do ta dëmtonte çdo shenjë proteste nga kontrollorët ajrorë. Prandaj pres profesionalizëm dhe maturi karshi procesit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!