Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës 12:00 në rrugën “Bahri Fazliu’ në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.
Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo për Reporterin ka bërë të ditur se në aksident janë të përfshira dy vetura.
Si pasojë e aksidentit, tre personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
Përpos kësaj, ka pasur dëme edhe materiale, ku shihet në vendin e ngjarjes një shtyllë elektrike e cila është rrëzuar si pasojë e aksidentit.
Tutje bëhet e ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Rreth orës 12:00 në rrugën “Bahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë tre persona janë të lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për Reporterin. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.