Lëndohet rëndë në vendin e punës një punëtor në Prizren

Një person është lënduar rëndë në vendin e tij të punës në Prizren dje rreth orës 09:20.


Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

Sipas raportit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe si pasojë e kësaj është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

ASGJESIM  APO DËMTIM, HEQJA E PAISJEVE MBROJTËSE, RREZIKIM NË VENDIN E PUNËS

Prizren 17.09.2020 – 09:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime të renda trupore deri sa ishte duke punuar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.