Një skijator është lënduar dje në në qendrën skitare Brezovica, ai u godit nga një motosajë.
Këtë e bën të ditur nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, duke shtuar se skijatori ka goditur motosajën derisa ka qenë duke lëvizur brenda shtigjeve të skijimit.
“Anëtarët tanë nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës fatmirësisht kanë qëlluar afër vendaksidentit dhe kanë reaguar menjëherë duke i ofruar ndihmën e parë viktimës”.
“Në mungesë dhe vonesë të ekipeve mjekësore emergjente në qendrën skitare, dhe bllokim të rrugës nga kaosi i parkimit të automjeteve nuk ka mundur të mbërrijë autoambulanca”.
“Në koordinim me Policinë e Kosovës anëtarët tanë në krye me Bardhosh Morina, dhe Eduard Daci, të ndihmuar nga qytetarët lokal realizojnë edhe evakuimin e viktimës drejt qendrës spitalore në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.