×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëvizja Vetëvendosje: Situata ka dalë jashtë kontrollit, duhet të kthehemi në Qeveri

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 13:21

    Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka kritikuar Qeverinë Hoti për keqmenaxhim të situatës me pandeminë.


    Deputetja e kësaj partie, Fitore Pacolli ka thënë se qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës në vend, të krijuar nga pandemia Covid-19, shkruan Reporteri.

    Pacolli ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri e re dhe e përgjegjshme që ka legjitimitet të plotë.

    “Nevojitet ndryshim radikal në politika sociale e publike. Duhet një qeveri e re e përgjegjshme.Normaliteti i ri kërkon qeveri të re, alternative me legjitimitet të plotë për qytetarët dhe padyshim të përgatitur”, është shprehur ajo./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!