Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në një konference për media se Nisma ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në këto zgjedhje.
Ai ka thënë se në bazë të gjitha raporteve Nisma i ka shtatë deputetë, aktualisht dhe po presin për deputetin e tetë.
“Uroj gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kontribuan në këtë proces zgjedhor. Pas përfundimit të procesit të votimit tani fillon edhe një proces tejet i rendësishëm, ai administrimit të votës”, ka thënë Limaj në konferencë.
Më tutje, Limaj ka thënë se Nisma do të jetë përcaktues për qeverinë e ardhshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.