Lideri i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj, i ka thënë Kurtit se ka humbur mundësi të madhe të negocimit, sepse ka probleme me prioritetet e tij.
Limaj tutje e ka porositur Kurtin të mos i ikën dialogut, duke shtuar se atë e ka temë kryesore.
“Një kryeministër nuk guxon me u fsheh mbas drejtorëve. Janë shku me negociu marrëveshje e ju keni thënë që nuk e dimë për çka është shkuar. Dialogun e ke temën qendrore, mos i ik. Nis merru me temën kryesore, lëri këto aktrime, këto nuk të ndihmojnë. 70 për qind të fjalimit tënd e ke pas për LDK-në. E ke shikuar Kadrinë se të është bërë si sëmundje. Kryeministër shko ndërtoje qëndrimin”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.