Një asamblist në Kuvendin Komunal të Malishevës është shëruar nga koronavirusi.
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se bëhet fjalë për një asamblist të kësaj partie.
Limaj ka shkruar në Facebook se këto ditë numri në rritje i të shëruarve të prekur me COVID 19 është lajm i mirë.
“Shërimi i Demirit dhe i shumë të tjerëve këto ditë, për familjet e tyre dhe për gjithë ne, kanë sjellë gëzim dhe shpresë. Lutem që sa më parë të shërohen të gjithë të prekurit nga ky virus.
Ju shpreh mirënjohje mjekëve dhe të gjithë punëtorëve shëndetësor për punën fisnike që po bëjnë ditë e natë”, ka deklaruar Limaj.
https://www.facebook.com/FatmirLimajOfficialPage/posts/1486356201553032
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.