×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj nuk tregon si do të votojë: Kuvendi duhet të konstituohet

    Reporteri
    17 Prill 2025 | 12:13

    Kreu i Nismës, Fatmir Limaj nuk ka treguar nëse do votojnë kandidatin që Vetëvendosje pritet ta propozojë për kryeparlamentar, në seancën e sotme  konstituive të Kuvendit.

    Limaj para mediave ka thënë se Kuvendi duhet të konstituohet sipas procedurave.

    “Duhet të konstituohet kuvendi sipas procedurave, besoj që kjo është ajo që e presin qytetarët e Kosovës”, tha Limaj shkurt.

    Seanca ende nuk ka nisur, ndonëse ishte paralajmëruar për në ora 12:00./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!