×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Përplasja mes Thaçit e Haradinajt po e dëmton vendin

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 21:37

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për raportet e ftohta mes udhëheqësve të vendit.


    Limaj ka thënë se përplasja mes presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, “po e dëmton vendin”.

    Haradinaj ka deklaruar mbrëmë në të njëjtin emision televiziv se me Thaçin është “i prishur”.

    Limaj po ashtu ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke e vlerësuar të gabuar udhëheqjen e dialogut nga presidenti Thaçi.

    Sipas Limajt, Haradinaj ka gabuar që ia ka lëshuar Thaçit kompetencat për dialogun.

    Limaj po ashtu ka deklaruar se nuk e di se si dhe nga kush lindi tema e “korrigjimit të kufijve”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!