×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj thumbon të larguarin Bajram Hasani: Jemi dyfishuar në Gjilan

    Reporteri
    04 Korrik 2019 | 20:20

    Ndërsa ish-ministri Bajram Hasani ditë më parë u largua nga NISMA Socialdemokrate dhe bashkë me të edhe disa zyrtarë tjerë, kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj thotë se partia e tij është dyfishuar në këtë qytet.


    Ai përmes një postimi në Facebook ndonëse nuk e përmend ikjen e Bajram Hasanit, ka treguar se e kanë zgjedhur kryetarin e ri, Sevdail Robellin, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë i Limajt:

    Sot vizitova degën e Nismës në Gjilan ku takova strukturat drejtuese të degës sonë. Dega jonë në Gjilan po kalon në proces të ristrukturimit dhe strukturat drejtuese tanimë e kanë zgjedhur kryetarin e ri, Sevdail Robellin, të cilit i urova suksese në detyrën e re.

    Rikonfirmova qëndrimin dhe gatishmërinë tonë që bashkë ta vazhdojmë rrugëtimin për fuqizimin e Nismës në Gjilan.

    Strukturat e Nismës i përgëzova për aktivitetin e tyre gjithmonë në funksion të rritjes dhe zgjerimit të konceptit socialdemokrat.

    Sot jemi në një moment ku është koha të zhvillohemi edhe më shumë, sepse sipas të gjitha matjeve, mbështetja për Nismën në Gjilan është dyfishuar.

    #NISMASocialdemokrate #Gjilan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!