Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk do të kthehet në PDK edhe nëse kjo parti mbetet pa kreun e saj Kadri Veseli, nëse Gjykata Speciale ja konfirmon aktakuzën.
“Jo asnjëherë”, ka thënë Limaj kur është pyetur nëse do të kthehet në PDK.
Limaj ka thënë se nuk dëshiron që në fatkeqësi të shfrytëzojë situatat.
“As nuk kam menduar, as nuk mendoj”, ka thënë Limaj në Syri TV, shkruan Reporteri.net.
Kurse i pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me Albin Kurtin, ai ka thënë se nuk e përjashton këtë mundësi dhe se partia e tij nuk punon me logjikën e përjashtimit.
Limaj ka shtuar se të gjithë kolegët mund të llogaritin në kontributin e tij për të mirën e vendit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.