Gazetarja shqiptare me prejardhje nga Kosova që ka lindur dhe është rritur në Stamboll, Ozge Demirozu, ka treguar për ruajtjen e traditave shqiptare dhe gjuhës shqipe nga familja e saj.
Ajo ka thënë se në shtëpinë e saj s’ishte lejuar komunikimi në gjuhën turke.
“Kam jetu atje, jam rritë atje. Por gjithë e kemi folë gjuhën tonë, gjuhën shqipe. E kemi pasur të ndaluar në shtëpi me e folë gjuhën turqishte. E kemi pas një baba patirot, kurr s’ka folë me ne në turqisht, vetëm shqip, sepse s’ka pas qejf ta harrojmë gjuhën dhe identitetin tonë shqiptar”, ka thënë Demirozu, në një intervistë për RTSH.
Ajo thotë se ia ka lënë amanet babai i saj ia ka lënë amanet që të vazhdojë një trashëgimi të tillë të kultivimit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe./GazetaExpress/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.