Anëtari i PDK-së, Lirak Çelaj, se beson fuqishëm në bashkimin kombëtar.
“Kosova gjithmonë është dashur të bashkohet me Shqipërinë. Projekti jonë politik na ka sjellë këtu dhe jemi të kënaqur, por duhet të punojmë që të ndodhë”, tha ai.
“Unë besoj në një komb dhe kombëtare. E dimë që politika na ka sjellë këtu, dhe unë kam qenë pjesë e politikës. Nuk duhet të kuptohet fraza “Një komb, një kombëtare” si shkrirje e federatës së Kosovës në atë të Shqipërisë apo anasjelltas, por si një bashkim”, tha Çelaj në T7.
“Ne jemi rritur duke e dashur flamurin tonë. Simbolet tona kombëtare dhe traditat. Këtë e kemi bërë edhe në kohë të Serbisë. Tash më shumë po na pengojnë këto simbole se sa atëherë”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.