Gjashtë serbët civilë, të cilët u arrestuan dje gjatë aksionit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Zubin Potok, janë liruar të mërkurën mbrëma.
Sipas raportimit të Radio Contact Plus, Milovanoviq Predrag, Tomislav, Marko dhe Ivica, Milosh Orloviq dhe Dejan Dimoviq, tashmë janë të lirë.
Gjykatësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanoviq, refuzoi kërkesën e Prokurorisë së Kosovës për zgjatjen e paraburgimit të gjashtë serbëve.
Gjyqtarja vlerësoi se nuk kishte prova të mjaftueshme nga prokuroria për t’i dërguar në mbajtje serbët, për pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.