×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohen nga tatimet importet e miellit dhe grurit

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 14:58

    Ministria e Financave ka marrë një vendim të ri i cili hyn në fuqi që nga dita e sotme.


    “Në mbështetje të Rregullores Nr. 05/2020 për Fushat e Përgjegjësitë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona virus COVID19, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi mori vendim për lirimin e përkohshëm nga pagesa e TVSH-së të gjitha importet e grurit dhe miellit për prodhimin e bukës dhe produkteve të bukës” thuhet në komunikatë.

    Duke u bazuar në këtë vendim me automatizëm dhe pa pasur nevojë për të parashtruar kërkesë të veçantë lirohen përkohësisht nga taksa doganore dhe TVSH-ja të gjitha subjektet biznesore prodhuese apo kontraktuesit e tyre, të cilët merren me importimin e lëndës së parë.

    Për zbatimin e këtij vendimi obligohet Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovë.

    Ndryshe, Ministria e Bujqësisë dje ka njoftuar se janë rritur edhe subvencione në sektorët e prodhimit për të ndihmuar fermerët në këtë krizë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!