×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohet Agim Nuha, U.d. i kryeshefit të AZHB-së që u arrestua dje

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 10:15

    Një nga të arrestuarit e aksionit të djeshëm në Ministrinë e Bujqësisë është liruar sot.


    Gazeta Online “Reporteri.net” nga burime brenda institucioneve të drejtësisë merr vesh se bëhet fjalë për Agim Nuhën, U.d. të kryeshefit në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

    Lirimi i tij është konfirmua për Reporterin edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës. Sipas Prokurorisë, Nuha është liruar në procedurë të rregullt, por hetimet ndaj tij vazhdojnë.

    “Një zyrtar ka qenë i shoqëruar në stacionin policor dhe pas marrjes në pyetje është liruar në procedure të rregullt por hetimet vazhdojnë, kurse 11 persona të tjerë janë arrestuar dhe janë ndaluar për 48 orë”, ka thënë Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë për Reporteri.net.

    Nuha ishte në mesin e 4 zyrtarëve në Ministrinë e Bujqësisë që u arrestuan dje. Përpos Prishtinës, aksioni u shtri edhe në Istog, Gjilan, Podujevë dhe Lipjan, që rezultoi me 12 të arrestuar në total nën dyshimet për keqpërdorime të fondeve të subvencioneve.

    Agim Nuha ishte  emëruar në pozitën e U.d. të Kryeshefit në AZHB para një viti nga ministri aktual i Bujqësisë, Besian Mustafa.

    Në aksionin që zgjati për disa orë janë sekuestruar mbi 400 mijë euro, disa telefona, vetura dhe laptopë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!